Qëndrimi në Athinë i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vijoi me takimin e radhës me ministrin e Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias.
Marrëdhëniet Kosovë-Greqi dhe mundësitë e thellimit të tyre u biseduan gjatë takimit. Synimi ynë është fuqizimi i raporteve tona e ndërtimi i urave të bashkëpunimit me Greqinë.
Palët diskutuan rreth rrugëtimit të Kosovës në proceset e integrimit evropian si dhe angazhimin e konstruktivitetin e vazhdueshëm të vendit tonë në procesin e dialogut e normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Kryeministri Kurti foli dhe mbi bashkëpunimin me KFOR-in në patrullimin e kufirit verior e situatën e sigurisë në vend, një muaj pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.




