Build Skills with our trainings

Sign up now!

MINT – KIESA ndan skemën mbështetëse të granteve për certifikimin e produkteve për bizneset kosovare

Tet 25, 2023

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka filluar zbatimin e Politikës Industriale sipas analizës së përformancës industriale dhe studimeve të zinxhirëve të vlerës për zhvillim industrial, duke mbështetur bizneset për certifikimin e produkteve, që kanë për qëllim eksportin përmes skemës financiare të granteve.

Në fazën e parë të kësaj skeme përfituan gjithsej 10 biznese derisa vlera e granteve të dhëna është  400.000.00 euro. Nga marrëveshjet e nënshkruara përmes kësaj skeme bizneset do të përfitojnë menjëherë 80% të mjeteve, derisa pjesa tjetër prej 20% do të realizohet atëherë kur bizneset të përfundojnë procesin e certifikimit të produkteve për eksport.

“Vitin e ardhshëm planifikohet që vlera e granteve vetëm për certifikim do të jetë mbi 1 milionë euro. Në kuadër të Politikës Industriale, bizneset do të bëhen të konkurrueshme në tregun rajonal dhe ndërkombëtar dhe do të jenë shtytës kryesor i zhvillimit social, ekonomik dhe mjedisor për Republikën tonë”, theksoi Ministrja Hajdari.

Grantet u nënshkruan nga sekretari i MINT, Daut Latifaj, ndërkaq për një fjalë rasti Ministrja znj. Rozeta Hajdari para përfaqësuesve të bizneseve tha se Politika Industriale, zbatimi i së cilës po nis suksesshëm, ka krijuar një momentum të ri për bizneset tona, duke i përgatitur prodhimet vendore për tregun ndërkombëtar, thuhet në komunikatën për media e MINT-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM