Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se kanë vënë gurthemelin për sallën e edukatës fizike të shkollës “Mazllum Këpuska”, në Gjakovë, ku vlera e kësaj kontrate është 215,126.55 euro derisa punimet pritet të përfundojnë brenda 16 muajve.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se në kuadër të kësaj vizite, ka qëndruar edhe në Ponoshec të Gjakovës për të parë nga afër fazën e dytë të punimeve për ndërtimin e shkollës “Ganimete Tërbeshi”. Ky objekt është investim i MAShTI në vlerë 1,318,092.13 euro dhe pritet të përfundojë në gusht të vitit 2026.
Investimet nga MAShTI do të vazhdojnë nëpër të gjitha komunat e Kosovës. Ne do të kujdesemi që nxënësit të kenë hapësirat e nevojshme ndërsa mësimdhënësit të mund të realizojnë planin mësimor në mënyrën më të mirë.






