Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia parandalon dhe sekuestron një sasi të konsiderueshme të duhanit

Tet 25, 2023

Policia e Kosovës, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës, në hyrje të fshatit Dobërçan, ka ndalur një automjet me targa vendore me ç’rast gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e duhanit të përpunuar.

Paketimet me duhan ishin të klasifikuara sipas emërtimeve të markës së duhanit:

  • “Marlboro” e kuqe (karton i cigareve) 6 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg, gjithsej 90 kg
  • ”Marlboro” e bardhë (karton i cigareve) 8 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg gjithsej 120 kg
  • ”Luckies Strike” (karton i cigareve) 9 thasë nga 30 paketime x 0.5 kg gjithsej 135 kg
  • ”Winston” (karton i cigareve) 9 thasë nga 30 paketim x 0.5 kg gjithsej 135 kg

Totali i përgjithshëm është 32 thasë (najloni) me nga 30 paketime, gjithsej 960 paketime x 0.5 kg., në total 480 kg duhan i përpunuar.

Lidhur me rastin e lartcekur është njoftuar prokurori kujdestar, e cili ka urdhëruar që të iniciohet rast ‘kontrabandim me mallra’ ndërsa malli i konfiskuar është dërguar në doganë për procedura të mëtutjeshme.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës pavarësisht funksionit që ata kryejnë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM