Build Skills with our trainings

Sign up now!

Roosemont përgëzon qytetarët e Kosovës, që nga data 1 janar do të lëvizin pa viza drejt Belgjikës dhe shteteve të BE

Tet 25, 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim drejtorin e Zyrës për Migrim nga Mbretëria e Belgjikës, Freddy Roosemont dhe ambasadorin e Belgjikës, Gregoire Cuvelier me të cilët biseduan për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës që hyn në fuqi nga data 1 Janar 2024.

Roosemont përgëzoi qytetarët e Republikës së Kosovës që nga data 1 janar do të lëvizin pa viza drejt Belgjikës dhe shteteve të Bashkimit Evropian dhe theksoi që kjo do të jetë një mundësi e mirë për zhvillim ekonomik dhe thellim të lidhjeve mes shteteve dhe qytetarëve.

Ministri Sveçla falënderoi Roosemont për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Belgjikës për Republikën e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera. Qeveria e Republikës së Kosovës ka filluar tashmë fushatën njoftuese në të gjitha komunat dhe për të gjithë qytetarët mbi procedurat dhe kriteret e lëvizjes së lirë nga data 1 janar 2024. 

Ministri Sveçla dhe Roosemont biseduan edhe për sfidën e menaxhimit të migrimit të parregullt me ç’rast Ministri njoftoi delegacionin që institucionet e Republikës së Kosovës janë të angazhuara maksimalisht në luftimin e këtij fenomeni duke përfshirë edhe rregullativën ligjore për menaxhimin me migrantë.

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Belgjikës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dy palëshe dhe mbesim të përkushtuar që këto raporte të vijojnë edhe më tutje, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM