Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Këshilli Inicues prezanton propozimin e konceptit për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor

Tet 26, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se koncepti i Muzeut të Artit Bashkëkohor, i zhvilluar nga njohës dhe akterë profesionistë të fushës muzeale dhe artistike u prezantua mbrëmë para artistëve, kuratorëve, përfaqësuesve institucionalë dhe mediave.

Propozimi do të shërbejë si udhërrëfyes për krijimin dhe funksionalizimin e institucionit, gjithnjë në pajtim me dispozitat e Ligjit të ri për Art dhe Kulturë. Aty, ndër të tjera, përfshihen propozimet për konceptin e përgjithshëm të muzeut, organizimi strukturor dhe funksional, statuti i institucionit, koleksionet përkatëse, propozimet hapësinore, arkitektonike dhe ndërtimore.

Të kryesuar nga Yll Rugova, këshilli i përbërë nga Flaka Haliti, Sislej Xhafa, Petrit Halilaj, Zake Prelvukaj, Erëmirë Krasniqi, Nita Salihu Hoxha dhe Valdete Pacolli, me përfaqësues edhe nga MKRS – Fisnik Abazi dhe Arbenita Nuza, tash e një vit kanë punuar pa ndalur për të krijuar një propozim të plotë se si duhet të duket Muzeu i ardhshëm i Artit Bashkëkohor të Kosovës.

Takime të përjavshme, vizita studimore, punëtori të gjata disaditore, konsultime të drejtpërdrejta dhe të organizuara me komunitetin artistik, siç ishte rasti me organizimin e simpoziumit vitin e kaluar, kanë rezultuar në një punë të palodhshme e shumë të çmuar, e cila me fillimin e konkretizimit të saj, do t’i shërbejë artistëve, qytetarëve, të rinjve e të rejave, turistëve të vendit, dhe edukimit më të gjerë kulturor.

Ministri Çeku falënderoi anëtarët e ekipit që kanë dhënë kohën dhe përvojën e çmueshme për të konceptuar këtë institucion që i mungon skenës kulturore në Kosovë, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM