Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se rruga “Jim Xhema” apo “A” është ndër projektet më të rëndësishme për Kryeqytetin, e cila do të lidhë lagjet “Kalabria” dhe “Mati” me Prishtinën e Re, duke reduktuar kështu në masë të madhe kolonat.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se në video mund të shihet traseja e rrugës dhe të kuptohet rëndësia e veçantinë e kësaj rruge 6 kilometra, e cila do të lidhë lagjet “Kalabria” dhe “Mati” me Prishtinën e Re, duke reduktuar kështu në masë të madhe kolonat, eliminuar në tërësi kundërmimin e ujërave të zeza në lagjen “Kalabria” dhe rritur zhvillimin ekonomik në Kryeqytet.
Kjo rrugë do të bëhet, mund të vonohet, por do të realizohet për të mirën e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Prishtinës por të gjithë vendit.






