Policia e stacionit në Shtërpcë, veç aktiviteteve rutinë dhe atyre të planifikuara, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e Pyjeve”, pas disa informacioneve që ka siguruar, në fshatin Brod të Shtërpcës ka ndaluar një automjet (furgon) që po transportonte drunjë ilegalisht nga malet e Shtërpcës.
Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka konfiskuar mjetin për dokumentacion të parregullt, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët e Drejtorisë për Adminstrimin e Parkut Kombëtar ‘’SHARRI’’, të cilët kanë dalë në vendin e ngajrjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj një personi për transport ilegal, ndërsa furgoni me drunjë është konfiskuar.
Policia Rajonale e Ferizajt, po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilagele të drunjëve, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.
Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë dhe do të koordinojë aktivitetet me rojet e pyjeve. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.