Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me fëmijët dhe kryesuesin e Kuvendit të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovcin me këshilltarë komunal, zyrtarë e stafin e komunës kanë pastruar zona të ndryshme të Kryeqytetit.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se aktivitet shumë i rëndësishëm ishte pastrimi që i bëmë disa zonave të Kryeqytetit bashkë me kryesuesin e Kuvendit, Pëllumb Bajqinovci, nënkryetarin Alban Zogaj, drejtorin e Drejtorisë pë siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica dhe zyrtarë tjerë të Kryeqytetit.
Falënderoj Luan Hasanaj nga organizata Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën KFOR-in italian për organizimin e aktivitetit, Kompania Regjionale “Pastrimi” Sh.A, Trafiku Urban Prishtinë, Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë dhe të gjithë qytetarët që na u bashkuan në aktivitet.
E kemi me shumë rëndësi ta mbajmë pastër Kryeqytetin. Jemi duke punuar që të sigurojmë sa më shumë kamionë e kontejnerë për t’i vendosur në hapësirat publike të Prishtinës. Do të vendosim edhe kamera për të identifikuar personat që hedhin mbeturina të cilët do të gjobiten pastaj.
Nuk do të tolerohet asnje person që hedh mbeturina ku nuk lejohet. Do të gjobitet.