Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka priur në takim Komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Özcan Ulutaş.
Temë qëndrore e takimit mes ministrit Maqedonci dhe Gjeneralit Ulutaş ishte situata e sigurisë në vend, intesifikimi i patrullimit kufitar nga ana e trupave të KFOR-it, duke marrë për shkas sulmin e 24 shtatorit, e po ashtu rritja e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës në çështje të mbrojtjes.
“Ruajtja e kufirit do të thotë ngritje e nivelit të sigurisë, mbyllje e rrugëve ilegale dhe luftim i grupeve kriminale nga ana e Policisë së Kosovës.
Ky bashkëpunim Polici e Kosovës, KFOR, FSK ofron siguri dhe stabilitet për gjithë qytetarët dhe vendin tonë”, theksoi ministri Maqedonci.
Me këtë rast, ai falënderoi komandantin e KFOR-it për gjithë mbështetjen që Turqia i ka ofruar Kosovës përgjatë periudhave të ndryshme të shtetndërtimit, e sidomos në ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë tonë.
Të dy u dakorduan për bashkëpunim të fortë, takime të shpeshta dhe komunikim të rregullt ndërmjet Ministrisë së Mbrojtes dhe KFOR-it, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.