Projekti Engineering HER Future i mbështetur plotësisht nga MKRS, tani numëron mbi 100 vajza nga shkollat në Prishtinë, Hajvali, Fushë Kosovë, Drenas, Lipjan, Pejë dhe Istog, të cilat po udhëheqen nga 23 vullnetarë të projektit, dhe së bashku po ndajnë pasionin e tyre për inxhinieri.
Me 8 nëntor në Prishtinë, klubet do mblidhen për të paraqitur projektet e tyre në fushat STEM, duke shënuar përmbylljen e këtij projekti që shkon përtej teksteve shkollore. Bëhet fjalë për përvoja praktike, si makineritë Rube Goldberg dhe vizita studimore në objektet më të avancuara të vendit, ku vajzat kanë eksploruar mundësitë e zhvillimit dhe praktikimit të njohurive në inxhinieri, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.