Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në Kampionatin Botëror të Karatesë në Budapest, Kosova fitoi medaljen e bronztë të botës.
Vajzat tona të karatesë shkruan historinë. Ato mundën Kazakistanin në luftën për të bronztën në Kampionatin Botëror të Karatesë në Budapest.
Urime kampioneve tona dhe trajnerëve, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.