Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka falënderuar për angazhimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Njëkohësisht, ka ritheksuar nevojën për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, përderisa ka potencuar rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, për Kosovën.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se Republika e Kosovës do të vazhdojë të jetë në ballë të reformave dinamike që e forcojnë demokracinë, mbështesin sundimin e ligjit, rrisin standardin e jetesës për qytetarët tanë dhe afrojnë vendin tonë me Bashkimin Evropian.