Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vjen sot, 30 tetor 2023, në vizitë në Kosovë, si pjesë e vizitës së saj katër ditore në Maqedoni të Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.
Gjatë vizitës, Presidentja e Komisionit Evropian do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.
Vizita e saj është një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe për të prezantuar më në detaje Planin për Rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.