Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se kanë filluar punimet për restaurimin e Mullirit në Majac të Podujevës, një aset i çmuar që i ka shërbyer komunitetit për më shumë se një shekull.
Punimet po zhvillohen me kujdes të lartë duke u siguruar që etniciteti i mullirit të ruhet për brezat e ardhshëm.
Me përkushtim të njëjtë MKRS po vazhdon restaurimet në asetet e trashëgimisë kulturore gjithandej Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.