Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se pas tre muajve intensiv pune, fushata #raceforthecureprishtina2023 ndikoi që të rritet numri për 1000% i mamografive të realizuara në Qendrat tona të Mjekësisë Familjare.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se kjo është arritur falë punës së madhe e të palodhshme të drejtorisë së shëndetësisë nën udhëheqjen e Dr. Izet Sadiku, Violeta Pirana, Kristales e shumë e shumë përkrahësve tjerë, të cilët nuk u kursyen për të na ndihmuar për ndërgjegjësimin e qytetarëve për sëmundjen e kancerit të gjirit.
Mirënjohje në shenjë falënderimi për të gjithë të angazhuarit, sepse falë punës tuaj tani po realizohen më shumë mamografi se më parë.
Të nderuara nëna, vajza, gra e motra, mos harroni,
JU DO T’IA DILNI!