Build Skills with our trainings

Sign up now!

BQK: Investimet direkte në Kosovë deri në muajin gusht arrijnë në 514 milionë euro

Nën 2, 2023

Investimet direkte në Kosovë deri në fund të muajit gusht 2023 shënuan vlerën prej 514 milionë eurove, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) mbi bilancin e pagesave për muajin gusht 2023, duke shtuar se investimet jashtë vendit shënuan vlerën e mbi 145 milionë eurove.

514 milionë euro, investimet direkte në Kosovë

322 milionë euro, investimet në letra me vlerë jashtë Kosovës

11.7%, rritje e remitancave

652.3 milionë euro, asetet në llogarinë financiare

Sipas raportit, investimet në letra me vlerë jashtë Kosovës janë rritur për 322 milionë euro. Derisa investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare brenda vendit ishin 152 milionë euro, kurse jashtë Kosovës ishin 24 milionë euro.

Për sa i përket aseteve në llogaritë financiare, deri në gusht 2023 kanë arritur në 652.3 milionë euro.

Dërgesat nga mërgata për këtë muaj janë rritur për 93.6 milionë euro ose 11.7 për qind më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Të ardhurat parësore deri në gusht 2023 kanë shënuar bilanc pozitiv prej 71.5 milionë euro.

Në fund, bilanci i pagesave u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 220.2 milionë euro, i cili tregon një përmirësim prej 41 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM