Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti mirëpret karateistet e Kosovës, fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë

Nën 2, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ka pritur sot në takim ekipin e Kosovës në karate, në konkurrencën e vajzave, i përbërë nga Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu dhe Albulena Gervalla, i cili ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë, që u mbajt nga 24-29 tetor në Budapest të Hungarisë.

Me këtë rast, kryeministri Kurti i uroi për suksesin e arritur në Kampionatin Botëror, në të njëjtën kohë u dëshiroi atyre suksese të mëtejme duke i siguruar mbështetje institucionale në mënyrë që të vazhdojnë me rezultate e suksese tjera.

Sportistet falënderuan kryeministrin Kurti për pritjen dhe mbështetjen. Gjatë bashkëbisedimit ato ndanë me të përvojat e tyre nga pjesëmarrja në kampionat dhe rrugëtimin e tyre në karrierën profesionale.

Ky sukses vlerësohet historik pasi që është fituar për herë të parë në konkurrencën e femrave dhe në nivel ekipor në karate. Kosova në këtë kampionat regjistroi katër fitore duke mposhtur Anglinë, Zvicrën, Francën dhe Kazakistanin dhe vetëm një humbje, nga Japonia, e cila më pas arriti deri në final. Vlen të theksohet në këto pesë meçe të Kosovës, karateistja Fortesa Orana ka qenë e pamposhtur duke shënuar pesë fitore. Në këtë garë, morën pjesë gjithsej 55 shtete nga e gjithë bota, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM