Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti pret raportuesen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Bakoyannis

Nën 2, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot Dora Bakoyannis (Greqi, EPP/CD), Raportuesen për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës në misionin e saj fakt-mbledhës në Kosovë.

Ai e falënderoi për vizitën e saj duke theksuar që është nder dhe kënaqësi ta mirëpres në Kosovë dhe në kryeministri.

U shpreh se për Kosovën anëtarësimi në Këshill të Evropës është proces historik i cili i kontribuon mbrojtjes, promovimit dhe avancimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, dhe se Republika e Kosovës po angazhohet maksimalisht që çdo fazë e anëtarësimit të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërkohë që ndau me të më të rejat për sa i takon zhvillimeve politike në vend, performancës ekonomike, progresit demokratik dhe reformave të deritanishme.

Raportuesja Bakoyannis falënderoi kryeministrin për mikpritjen. Ajo u shpreh e lumtur me ndryshimin dhe zhvillimin që ka shënuar vendi prej vizitës saj të fundit para 14 vjetëve, teksa theksoi se raporti që do të përpilojë ajo nga qëndrimi i saj këtu do të shërbejë si bazë për vendimmarrje në PACE, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM