Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se nga java e ardhshme në shkolla do të fillojë të implementohet iniciativa globale e quajtur Ora e Kodimit.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se nxënësit do të përgatiten e nxiten drejt mësimit të kodimit. Gjatë javës së Orës së Kodimit, shkollat dhe qendrat partnere do të organizojnë kurse të kodimit, projekte, prezantime e sesione informuese rreth kodimit, inteligjencës artificiale e shkencave kompjuterike.
Me ftesë të CODE.org po marr pjesë në Konferencën CSEdCon në Las Vegas, në mes të më shumë se 400 pjesëmarrësve të tjerë nga e gjithë bota.
Me partnerë e bashkëpuntorë ndërkombëtar, do të diskutojmë dhe eksplorojmë bashkëpunimin për edukimin e gjeneratave të ardhshme që të fokusohen dhe të motivohen për të studiuar shkencat kompjuterike.






