Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama: Pallati i Rinisë, ikona e Kryeqytetit tash e tutje do të jetë plot gjallëri

Nën 2, 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se koncerte, festivale, shfaqje të ndryshme, të gjitha këto do të realizohen tash e tutje në skenën e re të krijuar në ish sallën e djegur të Pallatit të Rinisë.

Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se ky institucion u përket qytetarëve, artistëve, sportdashësve e të gjithëve që duan të shprehin talentin e tyre në këtë skenë. Me këtë u pajtuan drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj bashkë me ekipin fantastik të skenografeve, gjatë vizitës që i bëmë hapësirave të Pallatit.

Mrika Gashi, kryeshefja ekzekutive e kësaj ndërmarrjeje publike të Kryeqytetit, na informoi se ambientet e Pallatit çdo ditë e më shumë po pastrohen dhe po intervenohet aty ku ka nevojë emergjente.

Pallati i Rinisë, ikona e Kryeqytetit tash e tutje do të jetë plot gjallëri.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM