Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Pallati i Rinisë do të ketë Bibliotekën e fëmijëve dhe do të organizohet Ora e leximit për shkollat e Kryeqytetit.
Kryeqyteti me ndihmën e Kuvendit të Prishtinës do të krijojë “Librarinë e re të Fëmijëve” në Pallatin e Rinisë dhe po ashtu do të organizojë “Orët e Leximit për Shkollat e Prishtinës”.
Qëllimi i këtij projekti është sigurimi i literaturës për fëmijë duke krijuar biblioteka qarkulluese dhe trajnimin e mësimdhënësve të gjuhës shqipe (klasat VI-IX) në fushën e lexim-kuptimit, për mësimdhënësit e shkollave fillore të Prishtinës, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.






