Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se kanë filluar punimet edhe në monumentin e Taphanës, Muzeun e Muzikës në Gjakovë i cili ishte kapluar nga zjarri.
Në fazën e parë parashihen punimet e masave të sigurisë, si parakusht për vazhdimin e procedurave të tjera. Do të vazhdohet me projektin e restaurimit për ta kthyer këtë aset të çmueshëm në gjendjen e mëparshme.
Beteja jonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nuk do të ndalet.
Muzeu i Muzikës në Gjakovë do të funksionalizohet dhe do t’i kthehet komunitetit, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






