Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston të dyshuarin për shitje të produkteve farmaceutike pa banderola

Nën 3, 2023

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Pejë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, pas disa veprimeve hetimore/operative, kanë zhvilluar një operacion policor në rajonin e Pejës. Gjatë operacionit janë kontrolluar tri lokacione – barnatore, pasi ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se to ishin duke u shitur produkte farmaceutike pa banderola dhe të njëjtat produkte dyshohet se ishin sjellë kontrabandë dhe ishin të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Operacion ka qenë i koordinuar se bashku edhe me Inspektorët Farmaceutik nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë kontrollit në dy biznese nuk janë gjetur parregullsi, ndërsa në biznesin e tretë, në bagazhin e automjetit i cili ishte i parkuar para këtij biznesi, janë gjetur 22 lloje të barnave, gjithsej 561 paketime pa banderola, me prejardhje nga Turqi.

Në vendin e ngjarjes nga inspektoret farmaceutik me procesverbal janë konfiskuar sasi e barnave te gjetura.

I dyshuari M.B., (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar) është shoqëruar në zyrat e NJRHKEK-Pejë, është intervistuar në prezencën e avokatit. Ndaj të dyshuarit janë iniciuar rastet ’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’ dhe ‘Tregtia e ndaluar’

Për rastin është njoftuar prokurori i çështjes nga PTH-Pejë, i cili ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orë për të dyshuarin, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM