Build Skills with our trainings

Sign up now!

NP Termokos: Pesë milionë euro për zgjerim të rrjetit, kyçet edhe kazerma “Adem Jashari”

Nën 3, 2023

Kuvendi Komunal i Prishtinës me shumicë votash ka vendosur dje t’i ndajë për NP “Termokos” 5 milionë euro.

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, Fisnik Osmani duke falenderuar këshilltarët komunal, e në veçanti Kryetarin, z. Përparim Rama, e ka cilësuar si një lajm të jashtëzakonshëm përkrahjen e pakursyer të Kuvendit Komunal për ndërmarrjen.

Me këto mjete në rrjetin e ngrohjes do të kyçen 129 objekte, me një sipërfaqe prej mbi 700 mijë m/2, ndërsa ndër të parat ngrohje do të përfitojë kazerma “Adem Jashari”, pastaj kompleksi i “Banesave të bardha”, ndërtesa në “Lakrishte”, shkolla, xhami etj.

Në saje të mbështetjes së vazhdueshme të Komunës së Prishtinës, donatorëve ndërkombëtar dhe fondeve vetanake, NP “Termokos” është duke e zgjeruar në vazhdimësi rrjetin dhe duke ofruar shërbimet e ngrohjes për mijëra qytetarë të kryeqytetit, thuhet në komunikatën për media e NP Termokos.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM