Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar aktivistin, studentin, patriotin shembullor, Astrit Deharin në 7-vjetorin e vdekjes së tij.
Kryeministri Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se 7 vjet më vonë Kosova ka shënuar progres sa i përket demokracisë e lirisë e sundimit të ligjit mirëpo Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit e raste të tjera, dhe pa u dënuar përgjegjësit e krimit.
7 vjet prej kur morëm lajmin e kobshëm se shokun tonë, aktivistin e Lëvizjes, studentin shembullor të mjekësisë, Astrit Deharin, e kanë mbytur në burgun e Prizrenit.
Drejtësia, prokuroria, gjyqësori duhet t’i trajtojnë me urgjencë padrejtësitë dhe krimet në vendin tonë e kurrsesi t’i zvarrisin ato me muaj e me vite.
Lavdi jetës dhe veprës së Astritit, dëshmorit tonë të ri, ideali i të cilit do të jetë udhërrëfyes i përhershëm për Lëvizjen tonë.






