Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria e Kosovës uron 5 Nëntorin, Ditën Botërore të Gjuhës Rome

Nën 5, 2023

Qeveria e Kosovsë uron 5 Nëntorin, Dita Botërore e Gjuhës Rome!

Dita Botërore e Gjuhës Rome u festua për herë të parë më 5 nëntor 2009 në Zagreb.

5 nëntori është zgjedhur si data përkujtimore, për nder të ditës në të cilën u botua fjalori i parë Romisht – Kroatisht dhe Kroatisht – Romisht i autorit Veljko Kajtazi në vitin 2008 nga Shoqata për Promovimin e Edukimit të Romëve në Republikën e Kroacisë, “Kali Sara” nga Zagrebi, dhe Departamenti i Studimeve Orientale në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale në Zagreb.

Vitin tjetër, në vitin 2009, u mbajt në të njëjtën ditë Simpoziumi i parë për Romët, i cili mblodhi, nga e gjithë bota, karta dhe deklarata të Simpoziumit me rastin e Ditës Botërore të Gjuhës Rome, e nënshkruar nga të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë përfaqësuesit e Unionit Ndërkombëtar të Romëve (IRU).

Dita Botërore e Gjuhës Rome ka vazhduar të festohet edhe sot e kësaj dite.

Me 7 nëntor 2015, Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s pranoi iniciativen e Republikës së Kroacisë dhe shpalli zyrtarisht 5 nëntorin si Ditën Botërore të Gjuhës Rome.

Dita e shumë pritur ndodhi edhe në Kosovë konkretisht në Komunën e Prizrenit, ku më 31 tetor 2022 Asambleja e Komunës së Prizrenit votoi për gjuhën rome si gjuhë traditcionale në përdorim zyrtar.

Urime 5 Nëntori, Dita Botërore e Gjuhës Rome!

Bahtalo 5-to Novembro, Lumiyako Dive e Romana Qhibyako, thuhet në postimin në Facebook të ZKM-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM