Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Singapor ku fillimin e një vizite të shkurtër por intenzive e ka përqëndruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Singaporit.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë njerëzve punëtorë, vendimeve të mençura e strategjike, luftimit të korrupsionit, investimit në arsim dhe shndërrimit në kryeqendër për investime të huaja. Një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën!






