Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se gjallëria do t’i kthehet Pallatit të Rinisë sepse Komuna është duke punuar fort që kjo të ndodhë.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se sot kanë vizituar çdo cep të ikonës së Prishtinës, për të mësuar detaje për objektin dhe vendet ku mund të ndërhymë menjëherë me investime.






