Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca- Bozsik: Angazhim i vazhdueshëm i Hungarisë në mbështetje të aspiratave euroatlantike të Kosovës

Nën 8, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik.

Në këtë takim u diskutua lidhur me marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe për impaktin pozitiv që ato kanë në procesin e integrimit evropian të Kosovës e të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të saj.

Kryetari Konjufca falënderoi ambasadorin Bozsik për mbështetjen e qeverisë hungareze për Kosovën dhe theksoi nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë në proceset që vendi ynë ka para vetes.

Ambasadori hungarez Béla Bozsik pasi falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen e përzemërt, konfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të shtetit të tij në mbështetje të aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe forcimit të rolit të saj në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët mbi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM