Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur nga Presidenti i Singaporit, Tharman Shanmugaratnam ku kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Singaporit.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtësor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik.






