Komuna e Prishtinës ka njoftuar se me TOKA kanë filluar implementimin e projektit “Më shumë edukim rreth karrierës, orientim më i mirë në karrierë”, me klasët e 9-ta të shkollave në kryeqytet, Prishtinë.
Vetëm me politika konkrete që fuqizojnë orientimin në karrierë gjatë shkollimit parauniversitar mund të përgatisim gjenerata të punësueshme, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.






