Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gjeneral Jashari pritet nga gjeneral Breuer, bisedojnë për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ushtarak

Nën 9, 2023

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me delegacionin përcjellës nga FSK, u pritën në takim pune në Ministrinë e Mbrojtjes në Berlin nga Shefi i Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, gjeneral Carsten Breuer.

Dy homologët diskutuan rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë, rajon dhe me gjerë, ata gjithashtu theksuan rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ushtarak ndërmjet ushtrive të dy vendeve.

Gjenerallejtënant Jashari e falënderoi homologun e tij gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman dhe në veçanti Bundeswehri ka dhënë dhe po jep në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së.

KOMFSK gjithashtu i ofroi homologut të tij bashkëpunim mes dy ushtrive përfshirë bashke-zbarkimet në misione të ndryshme, në operacione ndërkombëtare si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët.

Gjenerali Breuer shprehu vlerësim të lartë për gjeneral Jasharin në funksion të ngritjes dhe profesionalizimit të kapaciteteve të FSK-së, si dhe për angazhimin që po e bëjnë në funksion të paqes në Ballkan, si dhe rritjes së bashkëpunimit mes dy ushtrive.

Të dy shefat e mbrojtjes u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe me këtë rast gjeneral Jashari e ftoi gjeneralin Breuer për vizitë zyrtare në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM