Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti takon përfaqësuesit e kompanive franceze të fushës së energjisë së ripërtëritshme

Nën 9, 2023

Para fillimit të Forumit të Paqes në Paris ku në mesin e shumë krerëve të shteteve dhe qeverive po merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ai takoi në takime të veçanta përfaqësuesit e dy kompanive franceze të fushës së energjisë së ripërtëritshme, “Voltalia” dhe “TotalEnergies”.

Fillimisht takoi Drejtorin për Zhvillim Ndërkombëtar të “Voltalia”, Gustavo Fernandez, Udhëheqës i projekteve ndërkombëtare të kësaj kompanie me bashkëpunëtorë, dhe pastaj takoi Zëvendës Presidentin për Zhvillimin e Biznesi në EuroAzi për “TotalEnergies”, Antonie Garret, me bashkëpunëtorë.

Kryeministri nënvizoi interesimin e Republikës së Kosovës për të mirëpritur investitorë të huaj dhe dedikimin e Qeverisë për krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm për ta. Ai i njoftoi përfaqësuesit e “Voltalia” dhe “TotalEnergies” me detajet e Strategjisë së Energjisë 2022-2031, me të cilën synohet që të shtohen 1,200 MW nga burimet e ripërtëritshme. Veçoi projektet ekzistuese dhe të ardhshme për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga energjia solare dhe e erës, me theks te mundësitë që ofron ankandi aktual për ndërtimin e 100 MW nga energjia solare të shpallur nga Ministria e Ekonomisë, dhe ankandi i ardhshëm i erës me kapacitet deri në 150 MW i cili pritet të shpallet gjatë vitit të ardhshëm, si dhe foli për investimet e planifikuara të Qeverisë në këtë sektor për tri vitet e ardhshme.

Më tej, kryeministri Kurti veçoi sukseset në luftimin e krimit dhe korrupsionit, sundimin e ligjit, progresin demokratik, stabilitetin institucional dhe funksionalizimin e Gjykatës Komerciale, krahas pozitës gjeografike, kornizës ligjore, dhe fuqisë profesionale punëtore si përparësi që Kosova ofron për investitorë të huaj. Kryeministi vuri në dukje se Kosova në vitet e fundit ka shënuar rritje të theksuar të BVP-së, e cila vitin e ardhshëm do të jetë për 50% më e lartë sesa që ishte në vitin 2020.

Ai potencoi edhe përparësitë e Kosovës me ndërtimin dhe instalimin e 170 MW të baterive akumuluese, përmes zbatimit të Programit të Kompaktit në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), që do të ndihmojnë në integrimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja nga burimet e rinovueshme.

Përfaqësuesit e të dy kompanive shprehën mirënjohje për përparimin e Kosovës, përshëndetën edhe mundësitë aktuale dhe të ardhshme të ofruara për investime në sektorin e energjisë së ripërtëritshme dhe procesin profesional dhe transparent. Gjithashtu shprehën gatishmërinë për të vazhduar angazhimin për pjesëmarrje në këto mundësi që ofron Kosova, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM