Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Nagavci pret grupin e dytë të nxënësve, pjesëmarrës në mobilitetin dy javor në Belgjikë

Nën 9, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim grupin e dytë të nxënësve nga katër qendrat e kompetencës, të cilët do të marrin pjesë në mobilitetin dy javor në Belgjikë, i cili planifikohet të realizohet në pjesën e dytë të muajit nëntor.

Ministrja Nagavci me këtë rast uroi nxënësit që të shijojnë këtë përvojë dhe të përfitojnë njohuri nga vizita dy javore në Belgjikë ndërsa njohuritë e fituara t’i zbatojnë në Kosovë.

“Uroj të ketë sa më shumë nxënës të cilët përfitojnë përvoja të tilla, të realizohen ëndrrat e tyre dhe me eksperiencat e fituara të kontribuojnë në vendin tonë”, është shprehur ministrja Nagavci.

Drejtoresha e Agjencisë së Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur, Fikrije Zymberi tha se, vizita e nxënësve në Belgjikë është e vizita e dytë e realizuar në kuadër të mobilitetit të nxënësve, duke shtoi se vizita e parë ishte realizuar në Itali.

Ndërsa, nxënësit pjesëmarrës thanë që presin që të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushat përkatëse TIK, logjistikë, hoteleri dhe turizëm, dhe njohuritë e fituara nga kjo vizitë t’i zbatojnë në Kosovë.

Pjesëmarrës në këtë mobilitet dy javor janë: 2 nxënës nga QK-Prizren, 5 nxënës nga QK “11 Marsi” – Prizren, 3 nxënës nga QK “Shtjefën Gjeçovi”-Prishtinë dhe 2 nxënës nga QK “Kujtim Krasniqi” – Malishevë, të shoqëruar nga një mësimdhënës.

Projekti MoVET financohet nga Komisioni Evropian, në kuadër të të cilit AAAPARr, bashkë me partnerët nga vendet e BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë filluar fazën finale të projektit me mobilitetin e nxënësve nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi) i parashikuar në dy versione: lëvizshmëri e shkurtër, vizitë studimi dy javor, e cila do të pasohet me lëvizje afat-gjata (trajnime tre mujore), thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM