Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Haxhiu merr pjesë në ‘DIGICAMP’, diskuton për digjitallizimin e shërbimeve administrative

Nën 9, 2023

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ministrja Albulena Haxhiu mori pjesë në edicionin e parë të Kampit Digjital si mysafire e nderit, për të shpalosur prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë për digjitalizim.

Kampi Digjital u mbajt në kuadër të zbatimit të Programit për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2022-2027, ku parashihet edhe thjeshtimi dhe digjitalizimi i shërbimeve që ofron Ministria e Drejtësisë, konkretisht provimi i jurisprudencës, licencimi i noterëve, licencimi i avokatëve, licencimi i administratorëve falimentues dhe shumë shpejtë edhe licencimi i ekspertëve gjyqësor.

Ministrja Haxhiu në diskutim me Koordinatorin për procesin e barrës administrative, Kushtrim Canolli dhe përfaqësuesin e GIZ, Arben Salihu, ofroi pikëpamjet e saja mbi digjitalizimin në përgjithësi në sektorin e drejtësisë, duke filluar nga digjitalizimi në gjyqësor, noterizimin digjital, digjitalizimin e shërbimeve të përmbaruesve privat dhe shërbimet e tjera.

Ishte kënaqësi të jem folëse në ‘DIGICAMP’ dhe të diskutojmë për digjitallizimin e shërbimeve administrative. Në këtë diskutim mjaft të vlefshëm dhe të ngrohtë, shpalosa edhe arritjet e Ministrisë së Drejtësisë për shërbimet që së shpejti do të digjitalizohen e të cilat, janë në interes për qytetaret si: jurisprudencë, noteri, përmbarim, ndërmjetësim, adminastratorë të falimentimit dhe ekspertë gjyqësorë. Falënderoj organizatorët nga Zyra e Kryeministrit dhe GIZ për ftesën dhe mundësimin e një diskutimi mjaft të dobishëm, tha Haxhiu.
Kampi Digjital dhe digjitalizimi i shërbimeve që ofron Ministria e Drejtësisë, organizohen dhe koordinohen nga Zyra për Planifikim Strategjik e Zyrës së Kryeministrit, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë, përmes projektit për reforma evropiane, komponenta e zvogëlimit të barrës administrative, thuhet në postimin në Facebook të MD-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM