Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se ka filluar edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Klarinetit në Kosovë.
Nata e parë e festivalit solli një kombinim të mahnitshëm të pasionit dhe virtuozitetit. Klarinetisti i shquar Genti Dollani dhe ansambli i klarinetave ndezën skenën me një performancë plot pasion dhe energji.
Koncerti i dytë do të mbahet me 11 nëntor në Atelien e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe në skenë do të performojnë Maestro Giovanni Punzi, një figurë e shquar në arenën ndërkombëtare të klarinetës dhe pianistja Lirika Pula.
International Kosova Clarinet Fest mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






