Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qendra e Mjekësisë Familjare në Bardhosh rinovohet dhe shton shërbimin laboratorik

Nën 9, 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Dr.Izet Sadiku vizituan Qendrën e Mjekësisë Familjare të rinovuar në Bardhosh, e cila tani do të ofrojë edhe shërbimin laboratorik.

Kryetari Rama tha se nuk janë vetëm banorët e fshatit Bardhosh ata të cilët do të përfitojnë nga ky investim i komunës por edhe banorët e fshatrave tjera.

“Jam i lumtur që tani mbi 10 mijë banorë të fshatrave, Bardhosh, Trudë, Bërnicë e Epërme dhe e Poshtme do të mund të marin shërbimet e duhura mjekësore e laboratorike në këtë Qendër Mjekësore, pa pasur nevojë të shkojnë në qendra tjera” , deklaroi Kryetari Rama.

QMF në Bardhosh do të punojë 12 orë në ditë.

Aktualisht Kryeqyteti është duke investuar në renovimin e 10 Qendrave të Mejkësisë Familjare në Prishtinë, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM