Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka takuar kampionët në futsal, lojtarët e ekipës FC Prishtina 01.
Rama në postimin e tij në Facebook ka njoftuar se në Prishtinë nga 28 nëntori deri më 3 dhjetor, do të organizohet eventi më i madh ndërkombëtar në futsal. Kryeqyteti Prishtina do të jetë nikoqire e “Elite Round – UEFA Champions League”, e gjithë kjo falë rezultateve dhe punës së kampionit të Kosovës FC Prishtina 01.
FC Prishtina 01 do të përballet me dy ish kampionet e Ligës së Kampionëve në futsal, Benfica dhe Kairat, dhe sllovenët e Dobovec, 6 herë kampion në Slloveni.
Forca Prishtina






