Në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Kryeministri Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se në Pallatin Élysée, bashkë me Ritën, kanë qenë mysafirë të Presidentit francez Macron dhe Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron.






