Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Në GKK promovohen dy libra, “Belbëzimet e Universalitetit” dhe “Limitet e Reprezentimit”

Nën 10, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në Galerinë Kombëtare të Kosovës u promovuan dy libra, “Belbëzimet e Universalitetit” dhe “Limitet e Reprezentimit” me autorë Sezgin Boynik dhe Tevfik Rada. Paneli i diskutimit në mes të autorëve, filozofit e teoricientit Shkëlzen Maliqi dhe kuratores së GKK-së, Hana Halilaj, vuri në fokus hijet e historisë së vonë të Kosovës përmes mjeteve kinematografike.

Pas diskutimit, të pranishmit patën mundësi t’i shohin të prezantuara një seri posterash silkscreen së bashku me shkëputje nga filmat që kryejnë funksionin e fotografive të çastit të historisë.

Qëllimi i projektit është ta përfytyrojë këtë histori përmes boshllëqeve të saj dhe t’i vë ato në lëvizje. Ekspozita e trajton filmin si një mjet kërkimor me kapacitet për t’i zbuluar palimpsestet vizuale të kësaj periudhe historike, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM