Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Promovohet libri “Komploti” nga Ben Blushi

Nën 10, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se romani “Komploti” i autorit Ben Blushi u prezantua në Librarinë Dukagjini në Prishtinë.

“Komploti” është botimi i parë i autorit i ndarë mes dy shtëpive botuese, njërës në Kosovë dhe tjetrës në Shqipëri, dhe ashtu tema e trajtuar gjen veten në dy dimensione, midis fiksionit dhe realitetit. Libri provokon imagjinatën mes ngjarjeve aktuale dhe zhvillimeve të tyre në dy dekadat e ardhme.

Prezantimin e romanit e udhëhoqën gazetari Lirim Mehmetaj, pedagogia Lindita Aliu Tahiri dhe sociologu, Shkodran Ramadani, teksa tema zgjoi debat për identitetin, bashkimin kombëtar, Evropën dhe gjendjen në të cilën ndodhet Kosova.

Të pranishëm në promovim ishin kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deputetet Mimoza Kusari, Tinka Kurti, Ganimete Musliu, Eliza Hoxha, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, personalitete publike, akademikë, njohës së fushës dhe adhurues të librit, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM