Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci – Boszik: Hungaria vazhdon të mbështesë studentët nga Kosova

Nën 10, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Béla Boszik.

Gjatë takimit, ministrja Nagavci dhe ambasadori Boszik diskutuan për bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Hungarisë në arsim, në veçanti për mbështetjen e madhe që ka dhënë Hungaria për studentët nga Kosova përmes programit të bursave, si dhe mundësinë e nënshkrimit të një memorandumi të mirëkuptimit në të ardhmen, në kuadër të Programit të bursave.

Ministrja Nagavci ka uruar ambasadorin e ri dhe e ka falënderuar për krijimin e mundësive të shumta për studentët tanë që të studiojnë në universitetet hungareze.

Ministrja Nagavci dhe ambasadori Boszik shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në arsim. Ndër të tjera, Nagavci e vlerësoi të rëndësishëm bashkëpunimin Kosovë-Hungari në fushën e arsimit, me theks të veçantë në arsimin e lartë.

Ndërsa, ambasadori, Béla Boszik tha se Hungaria do të vazhdojë të mbështesë studentët nga Kosova, ndërsa theksoi faktin se, numri i aplikantëve kosovarë në Programin e bursave është disa herë më i lartë sesa kuota të cilen e përcakton Programi, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM