Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Në brezin kufitar, ndalohet kontrabanduesi i cili kishte hyrë ilegalisht përmes rrugëve malore nga Serbia në Kosovë

Nën 12, 2023

Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Taskë Forcës-Lindje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

Nga njësitet e lartcekura në brezin kufitar në fshatin Muqibabë kanë identifikuar automjetin Renault (furgon) ngjyrë e bardhë me targa serbe, i cili dyshohet se ishte duke hyrë ilegalisht përmes rrugëve malore nga Serbia në Republikën e Kosovës.

I dyshuari mashkull ka tentuar t’i shmanget ndalimit nga autoritetet duke hyrë në një rrugë malore dhe ka braktisë automjetin për të ikur, por pas angazhimeve operative i njëjti është arrit të ndalohet nga policia.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara mallra si në vijim:

Birra ”Zajeqarsko“ (34) arka, “Heineken” (4) arka, “Tuborg” (11) arka, “Pills” (7) arka, Gjithsej (1120) shishe dhe ujë mineral “bivoda” (9) arka, për të cilin mall i dyshuari nuk kishte asnjë dokument.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dërgohet në terminalin doganë për proceduar të mëtejme ligjore, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM