Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se ka mbetur edhe sinjalizimi për t’u vendosur dhe rruga nën rrethrrotullimin e Lakrishtes po lëshohet për qarkullim.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se kjo rrugë do të shkarkojë trafikun e ngarkuar në rrugët “Tirana” e “Bill Klinton”.
Po punojmë pa ndal që të transformojmë Prishtinën, që të kemi infrastrukturën e duhur në kryeqytetin tonë.






