Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB: Në 85 vjetorin e vdekjes, Sveçla nderon themeluesin e Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk

Nën 13, 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë qëndrimit të tij në Republikën e Turqisë, së bashku me ambasadorin Agon Vrenezi dhe delegacionin e Kosovës, në 85-vjetorin e ndarjes nga jeta, nderuan themeluesin e Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk, duke vendosur kurorë lulesh në Mauzoleun e tij.

Në këtë vizitë ministri Sveçla ka shprehur respektin për vizionin dhe udhëheqjen e Ataturkut në themelimin e Turqisë, si dhe për rolin e tij të pakontestueshëm në promovimin e reformave thelbësore dhe vlerave të qëndrueshme.

Ministri Sveçla ka theksuar se trashëgimia e Ataturkut mbetet një burim i palëkundur frymëzimi, që drejton botën demokratike drejt një të ardhme të bazuar në parimet e paqes dhe përparimit për të gjithë, thuhet në postimin në Facebook të MPB-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM