Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.
Në kuadër të kësaj Policia e Kosovës konkretisht Njësia për Kontrollin e Autostradave, në vazhdim të implementimit të Planit Operativ “Mjetet e transportit të mallrave dhe të udhëtareve -Kamion & Autobus“ ka organizuar pika kontrolli ku gjatë kontrollit të mjeteve transportuese ka identifikuar kundërvajtje të ndryshme ku janë shqiptuar 153 tiketa trafiku për kundërvajtje te ndryshme, 25 (Njëzet e pese) prej tyre për personat juridike.
Përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik.
Për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për shoferët e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.