Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama: Fillon punën Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit

Nën 13, 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka filluar punën Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit, një nga iniciativat më të rëndësishme për të mbështetur transformimin e Kryeqytetit.

Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se për një kohë të gjatë, Kryeqyteti është përballur me një sërë sfidash urbane, të cilat janë duke i vështirësuar jetën qytetarëve, trafiku i mbingarkuar, infrastruktura e dobët, planifikimi i munguar urban, mungesa e hapësirave të gjelbra dhe e atyre rekreative, janë veç disa nga problemet të cilat do të marrin zgjidhje përmes Arkitektit të Kryeqytetit. Fillimisht është duke u skanuar gjendja në terren, për të krijuar një fotografi më të qartë të problemeve, nevojave dhe emergjencës së trajtimit të tyre.

 

Aktualisht, Arkitekti është duke punuar në disa zgjidhje urbane si: mbikalimi që e lidhë “Arbërinë” me “Pallatin e Rinisë, tuneli në rrugën “Agim Ramadani”, Nënkalimi tek “Katedralja”, Arena Multifunksionale për sporte me dorë dhe disa projekte tjera. Këto projekte shumë shpejt do të kalojnë në fazën e realizimit në terren.

 

Jemi duke punuar në dizajnimin e shërbimeve digjitale – E-lejet e cila mundëson që i gjithë procesi i pajisjes me kushte dhe leje ndërtimore të kryhet në mënyrë elektronike.

 

Ky është vetë fillimi i një rrugëtimi të gjatë të transformimit të Kryeqytetit, për ta bërë Prishtinën qytet praktik, të pastër dhe të përjetimeve.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM