Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se kanë filluar ndërhyrjet për të shpëtuar nga rrënimi ndërtesën Vetfarmi në Prishtinë, monument ky i veçantë i trashëgimisë kulturore.
E ndërtuar në vitin 1931, Vetfarmi ndodhet në zonën kulturore – historike të Prishtinës ndërsa në atë periudhë i ka shërbyer organizatës së grave sociale. Pastaj në këtë ndërtesë është hapur shkolla artizanale e qilimave.
Pas vitit 1945 në përfundim të Luftës së Dytë Botërore ndërtesa është shfrytëzuar si Poliklinikë e Qytetit e më vonë si Enti Higjenik. Si ndërtesë për nga stili i ndërtimit mbart ne vete disa elemente të veçanta, të cilat vazhdon t’i ruaj edhe sot, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.