Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gjeneralët Jashari dhe Ulutaş, konfirmuan gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit mes FSK-së dhe KFOR-it

Nën 15, 2023

Në kuadër të bashkëpunimit me KFOR-in, sot, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim komandantin e KFOR-it gjeneral major Özkan Ulutaş.

KOMFSK fillimisht i uroi mirëseardhje gjeneral Ulutaş dhe e uroi për detyrën e KOMKFOR. Me këtë rast,  gjeneral Jashari, informoi Komandantin e KFOR-it, për planet, angazhimet aktuale të FSK-së, dhe planet e zhvillimit në vijim.

Gjeneralët, po ashtu, shkëmbyen diskutime edhe rreth zhvillimeve të sigurisë në vend dhe rajon.

Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Ulutaş, konfirmuan gatishmërinë për vazhdim dhe rritje të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të FSK-së dhe KFOR-it, dhe u zotuan që kjo të jetë në funksion të sigurisë dhe paqes në vend dhe me gjerë, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM